Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Vettingu/ Kolegji i Apelimit lë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtarit Gani Dizdari
Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin Gani Dizdari.
Më 16 korrik 2018, KPK e shkarkoi nga detyra si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese pasi u konstatua me probleme në dy komponentët e vettingut, pasuria dhe pastërtia e figurës.
Edhe pse me probleme të tilla, ish-gjyqtari e ankimoi shkarkimin nga KPK, megjithatë KPA e ka lënë në fuqi vendimin e parë.
Ish-gjyqtari kushtetues u vendos në pozitë të vështirë për lidhjen e tij me nipin, i cili rezulton se është i dënuar për çështjen e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, edhe pse kjo vepër nuk është në rrethin e veprave të krimit të organizuar.
Gjithashtu, u penalizua edhe nga një borxh që ia kishte marrë së bijës. Sipas KPK-së, dy shtetasit që i kanë dhënë një borxh prej 55 mijë eurosh nuk kanë rrethanat dhe mundësitë për të huazuar para.