Flash News

KRYESORE

Vettingu/ Komisioneri Hahn takon përfaqësuesit e ONM

Vettingu/ Komisioneri Hahn takon përfaqësuesit e ONM

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johanes Hahn priti në një takim përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i ngritur për të mbikëqyrur procesin e vettingut të anëtarëve të gjyqësorit në Shqipëri.

Gjatë takimit në Bruksel Hahn është informuar nga përfaqësues të ONM mbi institucionet e vettingut në Shqipëri, ndërsa është vlerësuar roli i reformës në drejtësi për progresin e Shqipërisë.

Në takim merrte pjesë edhe Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genovefa Ruiz Calavera.

 

 

Të fundit