Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Vettingu, KPA shtyn vendimin për shkarkim të prokurorit të dosjes “Tahiri”
Ish-prokurori i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe njëherësh anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gentian Osmani, përpara disa ditësh doli në një seancë para trupës gjykuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
KPA ka përfunduar shqyrtimin e rastit ndërsa ka shtyrë seancën për datën 24 korrik, ku pritet që palët të japin konkluzionet.
Në seancën e kësaj radhe trupi gjykues pranoi kërkesën e Osmanit, për kryerjen e analizës financiare me provat e reja. Ndërkohë komisioneri publik, i cili ka kërkuar shkarkimin e anëtarit të KLP-së, ndryshoi qëndrim në lidhje me dhurimin e 1.5 mln lekëve të familjes së bashkëshortes së Osmanit, që sipas këtij të fundit janë kontribut të bashkëshortes së tij në familjen e saj para martese. Ndërkohë i ka qëndruar kundërshtive të tjera.
Gjithashtu Kolegji i Hodhi poshtë si të pabazuar 3 denoncime që janë bërë për Osmanin.
Osmani e ka filluar karrierën në vitin 2003 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2014 ai është komanduar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe një vit më vonë ai është kthyer në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Çfarë deklaroi Komisioneri Publik për Osmanin:
“Pas hetimeve të kryera nga ne, Osmani nuk ka arritur të shpjegojë pasurinë, argumentet e tij kanë qenë të pamjaftueshme. Në deklaratën Vetting me deklaratat e tjera, subjekti ka deklaruar 96m2 apartament 82 mijë euro, shpenzime 3 mln lekë arredim. Burimi i lekëve të blerjes nga shitja e një tjetër apartamenti po me 82 mijë euro.”
Në 2017, Osmani ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, së bashku me dy prokurorë të tjerë.
Osmani e ka filluar karrierën në vitin 2003 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2014 ai është komanduar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe një vit më vonë ai është kthyer në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.