Flash News

KRYESORE

Vettingu në dorë të Ina Ramës?!

Vettingu në dorë të Ina Ramës?!

Kolegji i Apelimit është organi më i lartë, që do të ketë vendimin final për pastërtinë e gjykatësve dhe prokruorëve, pra dritën e kuqe apo jeshile për qëndrimin e tyre në sistemin e drejtëisë. 

Mes emrave të zgjedhur bie në sy ai i ish-kryeprokurores Ina Rama, e cila rikthehet në sistemin e drejtësisë, tanimë jo për të hetuar apo për të gjykuar, por për të vendosur se cili gjyqtar dhe prokuror do të përjashtohet nga sistemi. 

Rezultati i votimit, megjithëse i fshehtë, ishte i paralajmëruar për Ina Ramën, Sokol Çomon dhe Albana Shtyllen si zgjedhje e socalistëve. Tre të tjerët janë miratuar si propozim i demorkatëve. 

Ndërkohë, anëtari i shtatë, Rezarta Schutz, u zgjodh me short. Ajo është një juriste e vlerësuar nga të dyja palët dhe si e tillë u votua me konsnesus disa ditë më parë që të futej në garë, duke e nxjerrë nga lista e kandidatëve që nuk plotësonin kriteret. 

Procesi i votimit, siç ka ndodhur me çdo hap të rëndësishëm që ka të bëjë me vettingun, u monitorua nga ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vllahutin, të cilët pritet të jenë edhe në përmbylljen e votimit të enjten, kur 12 deputetë të mazhorancës dhe opozitës të zgjedhin 12 anëtarët e komisionit të pavarur të kualifikimit, që është shkalla e parë vendimmarrëse e vettingut.Top Channel

Të fundit