Flash News
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Vettingu në Gjykatën Kushtetuese, pas Fatos Lulos vjen radha e një tjetër gjyqtareje
Procesi i vettingut, pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi tashmë ka nisur dhe i pari që ka kaluar në “sitë” në radhët e Gjykatës Kushtetuese ishte Fatos Lulo.
Pas Lulos, tashmë radhën e ka një tjetër anëtare, gjyqtarja Vitore Tusha. Seanca e radhës pritet të mbahet më 4 prill ora 11.00 dhe trupa gjykuese përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Alma Faskaj
Në seancën e parë, Fatos Lulo u përjashtua nga KPK për shkak se nuk arriti të justifikojë një pasuri prej 480 mijë dollarësh. Përmes avokatit të tij ai e ka apeluar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimi.
Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese është aktualisht jashtë funksionit pasi ka mbetur me vetëm 5 anëtarë nga 9 që duhet të ketë në total.
Pas këtij filtri nga komisioni i pavarur i kualifikimit për gjyqtarët kushtetues, procesi i vetting-ut do të shtrihet tek gjyqtarët e lartë, anëtarët e këshillit të emërimeve në drejtësi, anëtarët e këshillit gjyqësor dhe atyre të këshillit të prokurorisë.