Flash News

KRYESORE

Vettingu në polici/ Xhafaj: Do ketë largime masive. Kemi plan për rekrutimin e punonjësve të rinjë

Vettingu në polici/ Xhafaj: Do ketë largime masive. Kemi plan për

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj paralajmëron se nga vettingu në policinë e shtetit mund të largoj një numër të konsiderueshëm punonjësish, të cilët nuk plotësojnë kriteret. I ftuar në emisionin ‘Përballë’  të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH 1, Xhafaj tha se ministria ka gjetur nje zgjidhje për ta mbushur këtë vakum.

“Nëse do të kemi një shifër të lartë të largimit nga rradhët e punonjësëve të policisë, atëherë kemi gjykuar një mënyrë për ta plotësuar këtë vakum, rekrutimin përmes akademisë, të djemve dhe vajzave që kanë një diplomë në drejtësi, financë dhe degë të tjera të përshtatshme. Duhet të kenë një diplomë master dhe një periudhë 1 vjecare për t’u rekrutuar si punonjës policie”, tha Xhafaj.

Nga ana tjetër, Xhafa shtoi se sistemi i vettingut në rradhët e policisë nuk do të jetë i përkohshëm dhe se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm do të ristrukturohet dhe një degë e tij do të merret vetëm me vettingun e punonjësve të policisë.

Të fundit