Flash News

KRYESORE

Vettingu në politikë, Salianji: 200 politikanë që kanë probleme

Vettingu në politikë, Salianji: 200 politikanë që kanë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dhënë detaje sa i takon propozimit për vettingun në politikë.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Salianji tha se PD do të paraqesë një projekt të plotë sa i takon vettingut në politikë teksa theksoi se sot janë 100-200 politikanë që kanë probleme dhe qytetarët kërkojnë të hetojnë.

“Politikanët t’i hyjnë vettingut. Ne do të paraqesim në projekt të plotë. Sot janë 100-200 politikanë që kanë probleme dhe qytetarët kërkojnë të hetojnë. Kjo është në interes dhe në shërim të publikut.

Sot ky proces nuk e ndalon hetimin e prokurorisë. Këtu ka vetëm një frikë të Ramës dhe mazhorancës, për shkak të lidhjes me krimin e organizuar. Që sot nuk ka asnjë pengesë ligjore, as prokuroria të çojë para drejtësisë politikanë dhe familjarë të tyre”, u shpreh mes të tjerash Salianji.

 

 

Të fundit