Flash News

KRYESORE

Vettingu/ Një tjetër prokurorore rikonfirmohet në detyrë, KPK: Është 'e pastër'

Vettingu/ Një tjetër prokurorore rikonfirmohet në detyrë,

Rikonfirmohet në detyrë prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se prokurorja ka burime të ligjshme për pasurinë e saj si dhe konfirmoi përshtatshmërinë e figurës. Pasi një hetimi administrativ, KPK nuk ka konstatuar probleme në asnjërin prej kritereve të rivlerësimit.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasuria e prokurores Leka përbëhet nga një apartament në Tiranë me sipërfaqe 91.5 metra katrorë, një apartament në Golem me sipërfaqe 74 metra katrorë dhe një llogari bankare në bono thesari me vlerë rreth 5 milionë lekë. Pjesë e pasurisë së prokurores ishin dhe dy llogari bankare të prindërve të saj në  vlerën e 16 mijë dollarëve.

Të dhënat e dorëzuara nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK kanë konfirmuar përshtatshmërinë e figurës së subjektit për të vazhduar detyrën. Ndërsa për të vlerësuar kriterin profesional të prokurores, janë marrë në shqyrtim nga grupi  i monitorimit 5 dosje  të hetuara nga Leka, ku nuk është konstatuar asnjë problem profesional.

 

Të fundit