Flash News

KRYESORE

Vettingu/ ONM sot hap listën e zezë, 87 kandidatë marrin vlerësim negativ

Vettingu/ ONM sot hap listën e zezë, 87 kandidatë marrin

Kur dukej se shpresat që  Vettingu të niste para zgjedhjeve të qershorit, ishin zero, deputetët kanë nisur punë për emërimin e njerëzve . Komisioni i parë i posacëm me 6 deputetë ka 10 ditë kohë për të prodhuar një listë finale nga të gjitha kandiaturat që kanë shprehur interes për këtë proçes.

Më pas nga kjo listë 2 komisionete tjera të depueteve do të përzgjedhin 27 njerëzit që do të bëjnë Vettingun. Një pjesë do të emërohen tek komsionet e vettingut dhe një pjesë tjetër tek kolegji i apelimit.

Deputetët vendosën që t’i shqyrtojnë 193 dosjet e kanditatëve që kanë aplikuar, pavarësisht se operacioni ndërkombëtar i monitorimit kishte dorëzuar në kuvend listën e zezë me emrat e personave që janë të papërshtatshëm për të gjykuar gjyqtarët e prokurorët. Lista e zezë u hap pikërisht këtë të martë. Pasi të verifikohen dhe nëj herë dosjet, do të fillojnë seancat dëgjimore të hënën dhe të martën e javës së ardhshme. Sipas ONM, vetëm 67 persona përmbushin kriteret për të bërë Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i përcolli në 7 prill Avokatit të Popullit listën e zezë me 87 emrat e atyre aplikantëve që nuk duhet të përfshihen në këtë proçes Sipas ONM nga lista A e 84 kandidatëve që përmbushin kriteret, 17 janë vlerësuar me rekomandim negativ. Nga 109 aplikantë të listës B, të kandidatëve që nuk përmbushin kriteret formale, 70 janë vlerësuar me rekomandim negative.

Të fundit