Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Vettingu/ Pas padisë së gjyqtarëve, avokatët kundërshtojnë pengimin e procesit
Janë avokatët këtë herë që kanë dalë kundër padisë së gjyqtarëve për ligjin e vettingut. Në një intervistë për ReportTv kreu i avokatëve penalist njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësorë, Saimir Visha shprehet se kjo padi vjen në një moment të papërshtatshëm pasi vendi është në fushatë elektorale dhe Vettingu është miratuar me dakortësi nga forcat politike.
I pyetur për ecurinë e Vettingut, Visha shprehet se ai është një proces që tashmë nuk mund të ndalet dhe çdokush duhet ti nënshtrohet. Kreu i avokatëve penalist prej 1 jave është kualifikuar si një ndër 10 avokatët të cilët garojnë për tu bërë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqsorë si pjesë e organeve të reja të drejtësisë.
Gjykata Kushtetuese i ka lënë afat gjyqtarëve të paraqesin parashtrimet e tyre për padinë ndaj vettingut deri më 22 qershor, tre ditë para zgjedhjeve që mbahen në vend. Ndërsa në lidhje me datën e shqyrtimit gjyqësorë të kësaj padie ende nuk ka një vendimmarrje