Flash News

KRYESORE

Veza më 'vipe' se VIP-at, ia kalon dhe Kylie Jenner

Veza më 'vipe' se VIP-at, ia kalon dhe Kylie Jenner
Instagram ka gjetur diçka që pëlqehet më shumë se një fëmijë i familjes Kardashian-Jenner dhe bëhet fjalë për një vezë.  Këtë fundjavë, një foto e një veze të thjeshtë , është bërë fotoja më e pëlqyer në Instagram. Fotoja, të cilën mund ta shihni më poshtë në lavdinë e saj të plotë, aktualisht ka më shumë se 30 milionë pëlqime (kishte diku te 23 milionë, në momentin që lajmi u bë viral).
Kjo foto ia ka kaluar dhe fotos së Kylie Jenner që mbante rekord deri tani. Me 18 shkurt, Kylie Jenner njoftoi lindjen e vajzës së saj, duke u bërë fotoja më e pëlqyer në gjithë historinë e Instagramit, me 18.2 milionë pëlqime.
 
View this post on Instagram
 

stormi webster 👼🏽

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Ndryshe nga Jenner që ka 21 milionë ndjekës në Instagram, profili i vezës me emrin "world_record_egg", është një llogari e hapur rishtazi në janar dh nuk dihet në pronësi të kujt është por ka 2,4 milionë ndjekës që mund ta bëjnë atë - nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë - një profil influencues. Megjithëse duket si shaka, Kylie "xhelozja" ka postuar një video teksa hap një vezë dhe e "shtyp" atë.
 
View this post on Instagram
 

Take that little egg

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Të fundit