Flash News

KRYESORE

Victoria Beckham padit restorantin, ja cila është arsyeja...

Mësoni arsyen e pazakontë që Victoria Beckham do të padisë restorantin që i dërgon ushqimet në shtëpi. Ajo ka vendosur ta padisë restorantin sepse ai përdor një lloj reklame që cënon imazhin e saj. Restoranti e shfaq atë si ikonën anoreksike të modës dhe e krahason atë me një copë pice të hollë.

“Sidhu Golden Fish and Chips in Battle Hill, North Tyneside”, deklaron se pica që ky restorant shet është më e hollë se sa Victoria Beckham. Një zëdhënës i stilistes të njohur e ka cilësuar këtë restorant si pakujdesshëm dhe të papërshtatshëm për përdorimin e kësaj reklame, e cila ka rreth tre vite që ekziston.

Në një tjetër slogan të këtij restorant shfaqet një karikaturë dobët e Victoria, e cila mban një shirit, ku shkruhet: “Ikona anoreksike e modës”. Zëdhënësi i Beckham ka thënë se tashmë me këtë çështje do të merret ligji. 

Të fundit