Flash News

KRYESORE

‘Victoria Invest’, Basha: I kemi përmendur të gjitha kompanitë, tezë e qeverisë për të larguar vëmendjen

‘Victoria Invest’, Basha: I kemi përmendur të gjitha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar si sajesë të qeverisë lajmin se opozita në daljet e saj para mediave nuk ka përmendur emrin e kompanisë ‘Victoria Invest’.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’, Basha tha se PD i ka përmendur të treja kompanitë.

“Mospërmendja e emrit të një kompanie është tezë e qeverisë. Deklarata e PD i ka përmendur të gjitha kompanitë me emër, një për një, përfshirë ‘Viktoria Invest’, mbi të cilin është ndërtuar ky thashethem. Kjo është tezë e qeverisë për të hequr vëmendjen nga qendresa që ne po bëjnë. Natyrisht kjo nuk është një qëndresë ndaj çdo kompanie që lidh kontratë shtetërore, por ndaj kujtdo që ne medojmë se ka abuzime, se këto bëhen me dashje pjesë e zhvatjes së parave publike me skemën korruptive. Për këtë arsye, PD i ka përmendur të treja kompanitë dhe atë tjetrën që është futur për të justifikuar mungesën e garës dhe ku padyshim në logjikën e çdokujt është e qartë se aty ka korrupsion, paratë ndahen mes përfituesit të tenderit dhe dhënësit të tenderit”, tha Basha.

Të fundit