Flash News

KRYESORE

Vidal e Rakitic kaq e patën, Barcelona hedh sytë në Gjermani

Vidal e Rakitic kaq e patën, Barcelona hedh sytë në Gjermani

Te Barcelona nuk ke kohë për të treguar se nuk je plakur akoma. Nëse bën disa ndeshje keq, kaq ishte. Kjo vlen për dy mesfushorët veteranë të katalanasve, Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic, të cilët ndodhen pranë lamtumirës.

Në "Camp Nou" kanë vendosur ta rinovojnë më tej skuadrën dhe sidomos mesfushën. Vidal mund të transferohet tek Interi, ashtu si edhe Rakitic, por për këtë të fundit ka disa variante.

Lojtari që po kërkon Barcelona në vend të tyre është gjermani Julian Weigl. Mesfushori i Borussia Dortmundit ka tre vjet që përmendet në merkaton e Barcelonës. Ai nuk është kundër kalimit në La Liga, por do edhe garanci për minutazhin.

Të fundit