Flash News

KRYESORE

Vidal i thotë "Po" ekipit të ri, Barcelona pengon lëvizjen

Vidal i thotë "Po" ekipit të ri, Barcelona pengon

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, i ka thënë "Po" ekipit të Interit. Kiliani dëshiron t'i bashkohet trajnerit Antonio Conte që e sheh si pjesë kryesore të skemave të tij duke i premtuar dhe fanellën e titullarit. 32-vjeçari është dakord që të t'u bashkohet italianëve, por ka një problem.

Barcelona po pengon lëvizjen, pasi nuk ka gjetur ende gjuhën e përbashkët me italianët për të arritur në marrëveshje. Katalanasit duan të pakten 20 milionë euro për "Luftëtarin", ndërsa Interi nuk ka shkuar më shumë se 12 milionë euro ofertë.

Vidal beson se marrëveshja do të gjendet, pasi nuk do të mbetet peng i 8 milion eurove. Lojtari i kombëtares kiliani nuk ka arritur të kthehet në titullar fiks që prej kalimit në Camp Nou.

 

Të fundit