Flash News

KRYESORE

Vidalit i rikthehet fama, Juventus ia merr Interit në kthesë?

Vidalit i rikthehet fama, Juventus ia merr Interit në kthesë?

Arturo Vidal do të jetë beteja e radhës Juventus-Inter. Fillimisht dukej se mesfushori kërkohej vetëm nga zikaltrit, por merkatoja javë pas jave sjell surpriza.

Kiliani nuk është titullar fiks te Barcelona dhe të gjithë duan të dinë vendimin e tij për të ardhmen, meqë në Serie A do të ishte i mirëpritur nga të gjithë.

“Sky Sport” raporton se Juventus e ka befasuar Interin, sepse është futur seriozisht në garë për kilianin, i cili më parë ka luajtur te Bayern, Juventus dhe Bayer Leverkusen. Nuk diskutohet që Conte e pret krahëhapur tek Interi, por pista Juventus është emocionuese për Vidalin, meqë ka luajtur më parë atje.

Cila do të jetë zgjedhja e lojtarit?

Të fundit