Flash News

KRYESORE

Video/ 20 vjeçari nga Shkodra publikon shifrën për të cilën shet votën

Video/ 20 vjeçari nga Shkodra publikon shifrën për të

E.G është 20 vjeçari nga Shkodra, pjesë e komunitetit egjyptian i cili sëbashku me 4 anëtarët e familjes së tij është i gatshëm që ta shesë votën ne zgjedhjet e 25 qershorit. Ai shprehet se nëse një nga subjektet politike i jep 50 mijë lekë të vjetër për persona, 5 vota e familjes G shkojnë për ata që i japin paratë. Këtë E.G thotë se e bën nga varfëria në familjen e tij.

Po ashtu të gatshëm janë edhe i gjithë komuniteti egjyptian në Shkodër të shesin votën ndërsa disa burime bëjnë me dije se disa persona nga ky komunitet kanë bërë një listë me emra për subjekte si LSI apo edhe PD. Zgjedhjet e mëparshme 20 vjeçari E.G rrëfen për Za Lart se komuniteti ku bën pjesë ka shitur votën nga 20 mijë lekë të vjetër deri në 50 mijë lekë të vjetër, madje duke patur edhe rivalitet mes subjekteve politike në zgjedhjet e kaluara se kush paguan më shumë.

Komuniteti egjyptian prej 27 vitesh jeton mes një varfërie të madhe dhe pretimet për ta nuk janë mbajtur asnjëherë qoftë nga pushteti vendor por edhe ai qëndror. Janë të përbuzur në qytet për shkak të ngjyrës së tyre dhe zakonisht bëjnë punët më të rëndomta. Një pjesë e madhe e tyre janë të papunë ndërsa një pjesë tjetër nxjerrin me shumë vështirësi të ardhurat duke u detyruar kështu sic rrëfen 20 vjeçari E.G që të shesin votën edhe pse nuk është aspak dëshirë e tyre.

 Shikoni videon:

Të fundit