Flash News

KRYESORE

Video/ 42-vjeçari me makinë luksoze udhëton me 164 km/orë. 6 shoferë të arrestuar

Video/ 42-vjeçari me makinë luksoze udhëton me 164 km/orë.

Policia e shtetit ka njoftuar se edhe këtë fundjavë, në disa akse të Tiranës, janë ngritur pika kontrolli për të ndëshkuar drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit.

Në një video të publikuar në faqen e Facebook-ut të policisë së shtetit njoftohet se një 42-vjeçar është ndaluar pasi po udhëtonte me 162 km/orë.

“Me 164 km/h 42-vjeçari P.RR duke drejtuar mjetin luksoz BËV .  Shpejtësi gati dyfish mbi limitin e lejuar + lagështi në rrugë=destinacion?????”, shkruhet në faqen e policisë.

Gjithashtu, 6 drejtues mjetesh janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërkohë që 9 të tjerëve ju tërhoq Leja e Drejtimit.

 

Të fundit