Flash News

KRYESORE

Video/ “A prisni falje nga Bill Clinton?”, Monica Lewinskyn braktis intervistën dhe largohet nga studio

Video/ “A prisni falje nga Bill Clinton?”, Monica Lewinskyn braktis
Sapo është pyetur nëse priste t’i kërkojë falje ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton, Monica Lewinsky ka ndërprerë intervistën dhe është larguar menjëherë nga salla. E gjitha kjo ka ndodhur në një intervistë me gazetaren e njohur izraelite Yonit Levi kur e pyeti nëse pret që t’i kërkojë falje personale ish-presidenti amerikan Bill Clinton. “Gjatë një interviste dhënë së fundmi në NBC, ish-presidenti ishte pyetur nëse do të kërkoj falje personalisht, duke thënë se publikisht ju ka kërkuar falje. A prisni ende një kërkim falje personale”, e pyeti gazetarja izraelite Lewinsky-n. Ndërkaq, Lewinskyn u përgjigj: “Më falni, nuk mundem më të vazhdoj”. Ajo u ngrit nga karrigia dhe u largua nga skena e përgatitur enkas për këtë intervistë.

Lajmet për marrëdhënien e ish-presidentit Clinton me praktikanten Monica Lewinsky dominuan axhendën politike të fundit të viteve ’90.

Fillimisht, Clinton e mohoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me Lewinsky-n, por më pas u detyrua të pranonte. 

Të fundit