Flash News

KRYESORE

Video/ “Absolutisht, 2018-ta viti i hapjes së negociatave!”, deklaratat e “sigurta” të  Ramës dhe Bushatit

Video/ “Absolutisht, 2018-ta viti i hapjes së negociatave!”,

Muajt e fundit, në daljet publike në media por edhe nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, janë shprehur besimplotë dhe herë të bindur se negociatat e Shqipërisë me BE-në do të hapen këtë fund qershori.

Qershori po ikën dhe shtetet anëtare të BE-së e morën vendimin, nuk do të ketë negociata këtë vit për Shqipërinë.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar në Facebook copëza materialesh nga deklaratat e Ramës dhe të Bushatit, të cilët flisnin me siguri për çeljen e negociatave.

“Ja çfarë na u tha në çdo ekran për disa muaj me rradhë nga Rama, që negociatat do hapeshin në qershor 2018 dhe do ishte suksesi i tij i madh. Tani do dale edhe 3 muaj të tjerë në cdo ekran të na thotë të kundertën që ishte sukses që nuk u hapen negociatat.

Ka vetëm një të vërtetë: Me Edi Ramen nuk ka dhe nuk do ketë ndonjeherë integrim për Shqiperinë”, shkruan Zhupa.

Të fundit