Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Agim Musta i përket brezit të historianëve të parë, që nisën hulumtimin e krimeve të komunizmit që në vitet ‘90. Përmes dhjetëra botimeve, Musta ka zbuluar krime dhe përgjegjësit e tyre. Ai është hartuesi i parë i hartës së zbulimit të më shumë se 100 burgjeve, kampeve të internimit, kampeve me tela me gjemba, vendet e internimit, etj. dhe kontribues për gjendjen e dhjetëra të humburve. Musta është vlerësuar me disa çmime për punën e tij kërkimore.
Në një intervistë për kujto.al, Musta dëshmon historinë e tij dhe të miqve të tij, të cilët i pa të vdisnin në burgun famëkeq të Burrelit dhe kushtet e tmerrshme të mbijetesës në kampin e Spaçit.
I dënuar si anëtar i grupit Socialdemokrat të krijuar në kohën e regjimit komunist, Musta vuajti dënimin në Burrel, e më tej në Spaç.
Dëshmia e plotë, si më poshtë:
Kur u dënuat?
Unë u dënova 13 vjet. Formuam një grup. Në këtë grup bënte pjesë Pjetër Arbnori, unë, Uran Kalakula, Riza Kuçi, Karaman Paftali, një grup prej 5-6 vetësh që të gjithë ishin arsimtar, përveç Karaman Paftalit. Dikush denoncoi në Durrës që u mor vesh, dhe ne u arrestuam. U dënuam nga Gjykata Ushtarake e Tiranës nga Kolonel Llazi Polena, që dënoi nga viti 1945 deri në vitin 1990, rreth 600 vetë, nga këta 50 veta me vdekje. Prokuror ishte Sami Kapllani, edhe ky gjysmë analfabet. Gjyqi u bë me dyer të mbyllura, në Gjykatën Ushtarake të Tiranës.
U dënuam: Pjetër Arbnori edhe Uran Kalakula me vdekje, unë dhe Tanush Kaso me 13 vjet burg, kurse Riza Kuçi e Karaman Paftali me 10 vjet burg. Pas dhënies së dënimit, shumica e grupit u çuan në burgun e Burrelit. Ndër ata që u çuan në burgun e Burrelit, isha dhe unë.
Çfarë kujton nga burgu i Burrelit?
Burgu i Burrelit ishte një ferr për së gjalli. Atje kishin vdekur mbi 200 veta, se ushqim pothuajse nuk kishte fare. Takimet me familjen bëheshin një herë në muaj, edhe ai ishte një kufizim shumë i madh. Nga sëmundjet e ndryshme, vdiqën 200 e ca veta. Një nga ata ishte dhe Ifzi Kokalari, gjirokastrit, me të cilin flija në të njëjtin kaush, në kaushin numër 9. Ai kishte qenë aty që nga viti 1946, dhe vazhdonte burgun . Atje ai u bllokua nga mushkëritë. Edhe ka vdekur me amanetin "T’i çoni fotografitë familjes dhe të jeni të sigurtë se komunizmi do të përmbyset, se kur nuk dihet, por e ka të shpejtë". Ky ishte Ifzi Kokalari, që për të flitet shumë pak. Ai vdiq atje, në burgun e Burrelit.
Kujtim Beqiri, një djalë i ri 22 vjeç që kishte mbaruar Tregtaren e Vlorës, sa shkruajti një strofë për burgun e Burrelit, e dënuan 5 vjet burg të tjera, plus ato që kishte bërë. I tillë ishte dënimi në burgun e Burrelit. Një doktor, Aleksandër Kalidhopuli, përfaqësues i minoritetit grek, që vdiq vetëm si lodër e spiunazhit grek me spiunazhin shqiptar me sigurimin. Vdiq në duart tona në burgun e Burrelit. Ai na la në amanet “Ushqimet e mia t’ja shpërndani të burgosurve, gjithashtu edhe rrobat që kishte ” se i vinin shumë ushqime, se kishte një djalë inxhinier e një djalë doktor, por ato i morën e i mbajtën për vete. U harrua Kalidhopuli.
Të burgosurit kishin orar fiks. Zgjimi bëhej në orën 5 të mëngjesit, pastaj bëhej apeli. Burgu i Burrelit kishte 10 dhoma që quheshin kaushë dhe 30 biruca. Kishte formën e një paralelpipedi. Këtu fillonte burgu, këtu ishte drejtoria e burgut. Jashtë lidhej me një kanal ndërtimi. Fillonin dhomat 1, 2, 3, 4, 5 e më pas, fillonin 30 biruca, duke filluar nga biruca 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 deri në 30. Në biruca, bëhej izolimi i elementeve të rrezikshëm që i quanin ata, elementët që tentonin të arratiseshin. Se edhe nga burgu i Burrelit janë bërë tentativa arratisjeje, edhe pse kishte një disiplinë jashtëzakonsht të madhe. Dreka ishte vetëm lëng fasulesh, ose një lëng makaronash, o lëng orizi. Mëngjes nuk kishte, kurse darka kishte një gotë çaj pa sheqer. Ky ishte regjimi ditor. Nga kjo, sigurisht u shkaktuan shumë sëmundje, që si konsekuencë kishin shfarosjen e të burgosurve politik. Ky ishte burgu i Burrelit. Pastaj, nja 300 vetë që ishim ne të rinjtë, se isha 30 vjeç atëherë, na morën e na çuan në Laç. Në Laç, ndërtohej fabrika e silikatit dhe atje, qëndruam 4 vjet, derisa na çuan në Spaç.
Si ishte gjendja e të burgosurve në Spaç, si ju trajtonin atje?
Aty në Spaç kam punuar në galeri. Burgu i Spaçit ndryshonte nga kjo gjë: Megjithëse po bëhej kontigjent i madh me 600 e ca të burgosur politik aty, praseprapë kishte ndryshim nga burgu i Burrelit nga çështja e bukës, se për të punuar, për të ndërtuar atë fabrikë, atë oxhak 53 e ca metra, duheshin energji. Energjia po nuk hëngre, nuk fitohet. Dhe kështu ushqimi ishte më ndryshe, kishim një çanak me groshë ose me oriz, buka ishte e grunjtë e jo e misërt, e të tjera. Por kishte këtë që, aksidentet ishin të mëdha, se nuk kishte asnjë siguri në punë.
Në burg janë vrarë 6 veta nga mossigurimi, nga rënia nga shkallët, nga rënia e skelave e të tjerë. Nuk merrej asnjë siguri dhe asnjë masë për mbrojtjen e këtyre fatkeqëve që punonin me tre turne: turni 1, 2, 3. Kush tentonte të arratisej, vritej në vend, pa gjygj, pa gjë.
Aksidentet ishin të zakonshme, nuk merresh asnjë masë sigurimi, punonim në galeri 300 metra poshtë, furnellë quheshin ato që kaloje nga një horizont, në një horizont tjetër. Këto horizonte miniere, galerie, pasi shfrytëzoheshin, lidheshin me horizontin tjetër, dhe shumë herë binin këto dhe zinin të burgosur. Kështu në Spaç, duke punuar në një nga këto furnellat, bie poshtë një nga binarët që ishin 3 metra të gjatë dhe me një diametër 50 cm. Unë në këtë kohë, po ngrija trarin tjetër. Më ka rënë përpara, për pak centimetra do të shtypesha. Do të ishte një vdekje e sigurtë, në burgun e Spacit. Ky ka qënë një nga rreziqet, pastaj rreziqe të tjera ka pasur shumë, ka pasur me dhjetëra, mos të them me qindra.
Vetëm një datë, 17 qershor i ’67-ës, në burgun e Bulqizës që ishte burg ordiner, s’kishte as aty siguri: Ra një galeri dhe shtypi 17 veta, vdiqën. Asgjë nuk u shkrua, as në shtyp e as nuk u mor ndonjë masë dënimi, asgjë. Në Spaç, aty përfundova burgun. Por kur dilje nga burgu, të burgosurit politik kalonin në një burg tjetër shumë më të madh. Ky burg ishte puna e rëndë dhe internimi. Mua për shembull, më detyruan të punoja në guroren e Dajtit, me vare, duke çarë gurë për ndërtimet ushtarake, etj. Kështu vazhdoi puna e rëndë e imja, derisa erdhi regjimi demokratik. Në kohën e ardhjes së regjimit demokratik, unë dola në pension./kujto.al/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38