Flash News

KRYESORE

Video/ Aksident i frikshëm në Formula 2, anulohet gara

Video/ Aksident i frikshëm në Formula 2, anulohet gara

Aksident i frikshëm në garën e Formula 2 në pistën e “Spa Francorchamps”. Gara kishte nisur prej pak minutash, kur në xhiron e dytë nga 25, pas ngjitjes në pjesën e pistës të quajtur “Eau Rouge:, u përplasën makinat njëvendëshe të Marino Sato-s, Anthoine Hubert-it dhe Juan Manuel Correa-s.

Makina e amerikanit të Saubier-it (Correa), që e ka vitin e tij të parë në këtë kategori, u rrotullua pas rrëshqiti në asfalt. Gara u pezullua e më pas u anulua.

Sato u pa duke dalë me këmbë nga makina e shkatërruar. Por mediet shkruajnë se ka dëmtime në këmbë. Nuk ka informacion për gjendjen e Hubert, 23 vjeç, i cili po ashtu debuton këtë vit në Formula 2.

Të fundit