Video/ Aksidentohet me makinë Drejtori i Spitalit Ushtarak

Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës pranë Gjirit të Lalzit. Mjeti tip fuoristade i Drejtorit të spitalit Ushtarak Gjovalin Bushi ka pësuar aksident në aksin rrugor Gjiri i Lalzit – Maminas.

Sipas të dhënave paraprake nga policia dhe dëshmitarët në vendngjarje , mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtuesit. Mësohet se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz. Gjovalin Bushika konrmuar se ka qenë vetë në drejtimin e mjetit. “Unë kam qenë në timon. Nuk jam lënduar, thjesht dëmtime të makinës” ka thënë Bushi për “Tv klan” .