Video/ Ami përlotet teksa tregon historinë kur babai i Dienës kërkoi fustan nusërie për vajzën dhe mbesën e tij

Historia e Dienës dhe vajzës së saj, të cilat humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit, ka prekur jo pak shqiptarët dhe çdo histori tjetër që u gdhend përjetë nën ato rrënoja. Diena 30-vjeçare me profesion piktore ka pasur një jetë jo fort të lehtë. Para pesë vitesh ajo ka humbur bashkëshortin dhe katër ditë më parë ajo përjetoi tmerrin nën rrënoja pas tërmetit me magnitutë 6.4 të shkallës rihter.

Diena pasi ka ndjerë tërmeti e parë që ka qenë edhe më i lehtë se ai kulminanti që la shumë viktima, ka marrë vajzën e vogël 8-vjeçare Esielën dhe ka ikur në shtëpinë e prindërve. Por fati deshi që ajo të përjetonte atë ndodhi të tmerrshme që i mori jetën asaj dhe vajzës.

Diena u arrit të nxirrej nga trupat e kërkim-shpëtimit e gjallë nga rrënojat pavarësisht lutjeve të saj që ta linin aty pasi kishte humbur vajzën dhe  sipas saj nuk kishte çfarë i duhej më jeta. Por për fatin e keq edhe Diena humbi jetën pasi arriti në spital.

Diena dhe Esiela janë veshur me fustan nusërie për në banesën e fundit. Ka qenë babai i 30-vjeçares që ka shkuar në dyqanet e “Ami Event” duke kërkuar të blejë dy fustane. Në një lidhje në skype me Rudinën, Ami ka treguar ngjarjen kur ai ka marrë fustanet dhe teksa tregon përlotet.

 

View this post on Instagram

 

Shume here kam derdhur lot gezimi dhe mallengjimi kur kemi percjelle vajza me fustane nuserie. Kurre nuk ma merrte mendja qe mund te derdhja lot dhimbjeje si sot per te bukurat Diena dhe Esiela. Ne filialin tone ne durres erdhen disa kliente dhe bene nje kerekese rënqethëse… Dy fustane nusesh per dy vajza qe do i thone lamtumire te gjitheve ne diten e varrimit te tyre. Ishin familjaret e Diena dhe Esiela Karanxhaj. 30 dhe 9 vjeç. Nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti. Nuk mund ta imagjinoj dot si mund të ndihet babai i Dienës, i cili humbi vajzën, mbesën dhe akoma pret që të nxirret trupi i të shoqes nga rrënojat. Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin per tu bere nuse por per tu bere engjej qe do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemren. Zot jepu force te perballojne dhimbjen e madhe qe fati ua dhuroi!!!

A post shared by Amarda Toska (@amardatoska) on

Shihni videon: