Flash News

KRYESORE

Video/ “Anuloje ligjin”, reagimi i Ramës pas thirrjeve të studentëve

Video/ “Anuloje ligjin”, reagimi i Ramës pas thirrjeve të

Takimi i kryeministri Rama me disa studentë të Arkitekturës u shoqërua me disa incidente të vogla. Të rinjë jo vetëm që bojkotuan kreun e ekzekutivit, por edhe kur u largua nuk e lanë të qetë.

Teksa po bëhej gati të hypte në makinë, studentët thirrën disa herë ‘Anuloje ligjin, anuloje ligjin’. Thirrjet e tyre duket se e bëzdisën kryeministrin, i cili u pa të lëvizte me shpejtësi, i shoqëruar nga truprojat e tij.

"Pasi i treguan vendin brenda në auditor, gjatë farsës së quajtur "dialog", këto ishin thirrjet që e shoqëruan Kryeministrin Rama në largim e sipër. Tashmë vëmendja është duke u kthyer në thelbin e problemeve në arsimin e lartë: ligjin klientelist!", thuhet ne Levizjen per Universitetin.

Të fundit