Video/ Apeli i Metës ndaj PD e PS, zyrtari i LSI publikon videon: Druaj se po flet kot, vër në punë këshilltarët president

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një videoje nga fjalimet e kryeministrit Edi Rama lidhur me integrimin e vendit, pas apelit që sot presidenti u drejtoi palëve.

Meta apeloi klasën politike të ulen në dialog para 18 tetorit, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Vasili me ironi shkruan se pas deklaratave të Ramës në videon e publikuar, druan se presidenti flet kot.

“Druaj se presidenti po flet kot !!

Perse eshte kaq i preokupuar Presidenti se do ngelet serish ne vjeshte qeveria dhe ne 19 tetor per integrimin europian?

Nuk e di Presidenti se Qeveria e ka mbaruar me sukses te plote integrimin europian qe ne 27 qershor 2018 bile ka marre dhe daten, sigurisht imagjinare.

Edi Rama u ka ndare edhe dekorata ambasadoreve per kete sukses te papare.

Ndaj i nderuar President veri ne pune keshilltaret e tu.

Me qe ata nuk te informojne, po jua tregoj une edhe me VIDEO kete sukses,qe kryeministri e ka arritur me kohe….dhe qe ju nuk e keni marre vesh akoma”, shkruan Vasili.

;