Flash News

KRYESORE

Video/ Arrestimi i katër ‘të fortëve’ të Shkodrës, çfarë ka që s’shkon me këtë operacion

Video/ Arrestimi i katër ‘të fortëve’ të

Policia e Shtetit publikoi sot rezultatet e operacionit disa-ditor në Shkodër, ku forca të shumta policore, bashkë me FNSH, RENEA dhe forcat operacionale nga Tirana zbarkuan, pas ngjarjeve kriminale që kanë tronditur prej javësh qytetin verior.

Po ashtu, edhe opozita e bashkuar, e cila bojkotoi Kuvendin në nisje të sesionit të ri parlamentar, zhvilloi një takim në shenjë qëndrese ndaj krimit të shtuar, pasi në dy muajt e fundit janë regjistruar 6 vrasje dhe dy të tjerë janë zhdukur, ngjarje ende pa autorë.

Nga ky operacion policia raportoi se në pranga ranë: Ilir Rustem Bajri, 42 vjeç; Emrah Plaku, 22 vjeç; Asmer Bilali, 29 vjeç; Erogen Brajoviç, 36 vjeç.

Por, në videon e përmbledhur dhe të publikuar nga policia lidhur me aksionin dhe momentet e arrestimit të personave, bie në sy se aksioni s’ka dinamikë gjatë operacionit.

Madje, kreu i PD tha sot nga Elbasani se operacioni është tërësisht propagandistik, ndërsa në rrjetet sociale nuk mungonin edhe komentet se aksioni ishte i paralajmëruar për autorët e vënë në pranga.

Siç duket edhe nga pamjet, autorët që regjistrojnë një sërë veprash kriminale ndër vite, ndonëse të lirë, duket sikur kishin informacion për aksionin dhe ishin në pritje të “arrestimit” të tyre.

Të fundit