Flash News

KRYESORE

Video/ Arrestohet bosi i Ndrangetas në Itali

Video/ Arrestohet bosi i Ndrangetas në Itali

Mëngjesin e sotëm policia italiane ka arrestuar bosin e mafias kalabreze, Ndrangheta.

29-vjeçari Luixhi Abruceze kërkohej intensivisht që prej vitit 2015. Ai ishte përfshirë në listën e të kërkuarve më të rrezikshëm.

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua nga ekipet e policisë në Cosenza dhe Catanzaro, me mbështetjen e Policisë Shkencore. Në momentin e ndalimit ai kishte me vete 2 armë, municion dhe një dokument të rremë.

Luixhi Abruceze ishte dënuar me 20 vjet burg për trafik droge.

Kujtojmë që gjatë aksionit të 16 shkurtit 2015, u arrestuan 33 persona, mes tyre 9 shqiptarë.

Të fundit