Flash News

KRYESORE

Video/Arrestohet i forti i Bulqizës, tentoi t'i ikte policisë

Video/Arrestohet i forti i Bulqizës, tentoi t'i ikte policisë

Është kryer sot operacioni i koduar “Vjeshta 2017”  nga forcat e policisë së Dibrës për kapjen e një personi të cilësuar si i rrezikshëm.

I arrestuari është Besmir Sula (Zeneli), 31 vjeç. Gjatë përpjekjes së policisë për të bërë të mundur arrestimin e tij,  ai ka tentuar të largohej duke përplasur automjetet e policisë. Megjithatë kjo tentativë ka rezultuar e pa suksesshme pasi policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit  të Zenelit, tip “Land Rover” me targa false, janë gjetur 10 fishek pistolete. Ky person është shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë  për “Vrasje me paramendim mbetur në tentativë" dhe “Prodhim dhe mbajtje pa lejë të armëve luftarake”.

 Besmir Sula (Zeneli) do t’i dorëzohet Drejtorisë Vendore të policisë Tiranë për veprime të mëtejshme, ku përveç akuzave për të cilat ishte shpallur në kërkimë ai do të procedohet dhe për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë dhe mbajtje pa lejë të municioneve luftarake.

 

d68fcb8d-189f-4fa4-b975-3bd4ccbf7699 (1) by e-d21

Të fundit