Flash News

KRYESORE

Video/ Asnjë burrë nuk do të dëshironte t`i zbulohej në këtë mënyrë tradhtia

Video/ Asnjë burrë nuk do të dëshironte t`i zbulohej në
Kur merr përsipër të tradhtosh, duhet të llogarisësh që nga momenti në moment mund të zbulohesh. Por me siguri, të gjithë burrat (maskarenj, por është temë tjetër kjo) që tradhtojnë nuk do dëshironin që të zbuloheshin në mënyrën më të sikletshme, siç i ka ndodhur zotërisë në videon e mëposhtme. Teksa ai ka qenë duke shijuar një ndeshje futbolli, ka përfituar t`i marrë një puthje dhe vajzës që kishte pranë, me të cilën po tradhtonte partneren e tij. Mirëpo, në momentin kur ka kuptuar që ka kamera përreth, ai e ka larguar menjëherë duke krijuar një situatë kaq të sikletshme. Teksa jetojmë në botën e teknologjisë dhe internetit, asgjë nuk mund të shpëtojë. Videoja e postuar në Twitter, ka marrë afro 27 milionë shikime. 83,799 shpërndarje dhe 341,672 pëlqime (deri tani). Krahas videos, personi që e ka postuar shkruan: "Kur puth të dashurën dhe kupton që martesa jote mori fund sepse ty të kapi kamera."  Personi i videos është identifikuar si Deyvi Andrade, i cili edhe ka reaguar e madje ka "sulmuar" gratë me këtë rast: "Nëse në vendin tim do të ishte një grua çfarë do të kishit bërë? Me qindra video të grave jo besnike kanë qarkulluar, por kurrë s'janë vënë në lojë siç ndodhi me mua. Uroj që kurrë të mos jeni në pozicionin tim. Unë do ta mbroj nderin dhe krenarinë time si burrë deri në fund. Askush s'do të mund ta dëmtojë imazhin tim. Zoti është i madh dhe i fortë. Këto gra, që më kanë kritikuar mua, kanë tradhtuar vetë, por ende komentojnë. Tani që e shkatërruat lidhjen time, çfarë doni? S'e dini ç'dëm psikologjik më keni bërë! Çdokush gabon dhe meriton falje."

Të fundit