Flash News

KRYESORE

Video/ Atentati ndaj Presidentit të Venezuelës, momenti i shpërthimit në ajër të dronit

Video/ Atentati ndaj Presidentit të Venezuelës, momenti i

Një ditë më parë, presidentit të Venezulës, Nicolas Maduro ju bë një atentat teksa po mbante një fjalim gjatë një tubimi. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar sot videon e momentit të shpërthimit të doronit i cili u përdor për atentatin ndaj Maduros.

Nga shpërthimi u plagosën 7 ushtarë, ndërsa disa persona janë arrestuar. Zyrtarët e Venezuelës thanë se ishin përdorur dy dronë, ku në secilin kishte një sasi eksplozivi. Ministri i Brendshëm venezuelian, Nestor Revero tha se një nga dronët ishte parashikuar të shpërthente mbi Presidentin, ndërsa tjetri përballë tij, por ushtria arriti të largonte një nga dronët jashtë kursit të parashikuar, kurse tjetri u rrëzua në një ndërtesë.

Pas ngjarjes, Presidenti i Venezulës akuzoi se pas këtij incidenti fshihet Kolumbia dhe SHBA-ja. Por dy shtetet reaguan duke e mohuar një akuzë të tillë. Përgjegjësinë për shpërthimin e dronit e mori një grup lokal i quajtur “Los Soldados de Frenelas”.

https://www.youtube.com/watch?v=t3JfZnM87eY

 

 

Të fundit