Video/ Banorët ‘rrethohen’ nga policia, sulmohen me flakë e gaz lotsjellës, një grua humb ndjenjat

Që prej orës 06.00 të mëngjesit të sotëm banorët e Astirit kanë nisur të përplasen me forcat e policisë, të cilët kanë bërë rrethimin  zonës, pasi IKMT ka njoftuar se do të nisë aksionin për shembjen e banesave në sajë të projektit për Unazën e Re.

Banorët, të cilët protestojnë prej një viti, kanë kaluar natën jashtë në mbrojtje të banesave të tyre. Ndërkohë, herët në mëngjes ka patur edhe përplasje me policinë, ku këta të fundit janë sulmuar me gurë dhe mjete plasëse.

Ndërkohë, në një video të shpërndarë nga Aleanca për Mbrojtjen e tetarit, të pranishëm në një nga zonat ku banorët u përplasën me policinë, shihet se si kjo e fundit sulmon banorët me gaz lotsjellës dhe më pas me flakëhedhëse.

Nga gazi i hedhur një grua humb ndjenjat.

Banorët e kundërshtojnë këtë projekt pasi sipas tyre nuk marrin dëmshpërblimin në vlerë tregu.

Opozita e denoncoi projektin si korruptiv dhe pas verifikimeve rezultoi se kompani që kishte fituar tenderin, DH Albania, ishte e regjistruar në SHBA dhe ishte offshore.