Flash News

KRYESORE

Video: Barcelona nuk bind, por fiton me vuajtje ndaj Leganesit

Video: Barcelona nuk bind, por fiton me vuajtje ndaj Leganesit

Barcelona fitoi me rezultatin 1-2 në transfertë kundër Leganesit. Një ndeshje shumë e dobët nga të besuarit e Ernesto Valverdes që nuk bindën me përformancën e tyre.

Ndeshja nisi me këmbën e majtë për katalanasit që e panë veten në disavantazh shumë shpejt. En Nesyri gjeti rrjetën me një supergol për të shtangur mbrojtjen e kampionëve dhe portierit Ter Stegen.

Pjesa e dytë nisi me melodi tjetër për Barcelonën që gjetën barazimin me Suarezin. Uruguaini dërgoi në rrjetë një kros të Lionel Messit në minutën e 53'.

https://streamable.com/q6m1z

Vidal shënoi golin e fitores në minutën e 79'. Ai realizoi pasi goditi një top të lënë në zonë nga një goditje këndi. Gjyqtari e pa rastin me VAR dhe e quajti golin të rregullt. Barcelona me këtë fitore merr e vetme kryesimin me 28 pikë, 3 më shumë se Reali.

Të fundit