Flash News

KRYESORE

Video: Basha dhuratë vetes për datëlindje, gol pas 26 muajsh

Video: Basha dhuratë vetes për datëlindje, gol pas 26 muajsh

Mesfushori shqiptar, Migjen Basha, ka gjetur golin e parë në Australi me Melbourne Victory. Ai shënoi në fitoren 4-0 ndaj Newcastle Jets. Shqiptari dërgoi topin në rrjetë në minutën e 61'.

Basha realizoi gol në datëlindjen e tij, pasi sot mbush 33 vjeç. Ish-mesfushori i kombëtares e shijoi golin e tij pasi nuk e provonte shijen e rrjetës prej 26 muajsh.

Golin e fundit shqiptari e kishte shënuar te Bari. Basha mori një kontratë të majme në Australi në periudhën që luajti te Arisi. Ai la kombëtaren e Shqipërisë, pasi mendon se duhet t'i hapë rrugë brezit të ri.

https://streamable.com/ef10t

Të fundit