Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Basha: Le të vijnë të më arrestojnë mua!

VIDEO/ Basha: Le të vijnë të më arrestojnë mua!

Në mbledhjen e ditës së sotme me deputetët e opozitës dhe me kryetarët e degëve të partisë, kryetari Basha  theksoi se nuk do të dorëzohen para padrejtësive dhe shkelësve të ligjit.

“Policia nuk arreston Olsi Ramën, Saimir Tahirin,  Agron Xhafën, Balilajt e Habilat dhe kriminelët me shokë nuk ka për të pasur asnjë peticion apo kërkesë zyrtare për të marrë leje për mitingje. Le të vijnë të ju arrestojnë ju, le të arrestojnë deputetët, le të vijnë e tëmë arrestojnë mua. Kërkesë nuk ka për të pasur. Kur ata të fillojnë të sillen si polici e ligjit edhe ne do t’i trajtojmë si polici e ligjit”, tha kryetari Basha.

Më tej ai shtoi se të gjithë sot kanë celularë për të raportuar qëndresën e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.

‘Do të përcaktohen pikat nevralgjike nga ku do të nisë veprimi e do të përshkallëzohet veprimi. Do të thirren qytetarët e do t’u tregohet qartë që ky aksion bëhet për ju dhe vetëm për ju. Ne jemi në krahun tuaj dhe nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka mbetur rrugë tjetër përballë kësaj bande në pushtet që shkel kushtetutën e ligjin dhe dhunon qytetarët për pushtetin e pasurinë e saj. Nuk ka rrugë tjetër!”, shtoi më tej kryedemokrati.

Të fundit