Flash News

KRYESORE

Video/ Basha përball Ramën me premtimet e bëra: Ndalet vetëm duke e larguar nga pushteti

Video/ Basha përball Ramën me premtimet e bëra: Ndalet vetëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka postuar një video në rrjetin social Facebook, ku përball Edi Ramën me premtimin e bërë banorëve për legalizimin e banesave dhe realitetin e banorëve sot tek Unaza e Re.

Në videon e kryedemokrati, shfaqet Rama teksa u premtonte banorëve se “shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk prishen, edhe sikur Enver Hoxha të ngrihet nga varri, se janë investime të bëra me gjak”, ndërsa pjesë e saj janë edhe dëshmitë e banorëve të zonës së ‘Astirit’ të cilët dëshmojnë se banesat që sot janë planifikuar të shemben i kanë ndërtuar me djersë dhe paratë e siguruara nga emigracioni.

Krahas videos, Basha shkruan në Facebook se Rama erdhi në pushtet me votat që vodhi me krimin dhe votat që ju mori njerëzve të ndershëm duke i mashtruar për zgjidhjen e problemeve të tyre jetike teksa thekson se ai ndalet vetëm duke e larguar nga pushteti, për t’ja kthyer Shqipërinë shqiptarëve.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Edi Rama erdhi në pushtet me votat që vodhi me krimin dhe votat që ju mori njerëzve të ndershëm duke i mashtruar për zgjidhjen e problemeve të tyre jetike. Sa u ul në karriken e pushtetit u ktheu shpinën dhe i tradhtoi qytetarët. Filloi të vjedhë si i pangopur Shqipërinë dhe shqiptarët për të mbushur xhepat e tij. Ata që ngrenë zërin kundër vjedhjeve të tij i shan, i dhunon dhe i burgos. Për karrike dhe pushtet ai nuk pyet për asgjë. Ai ndalet vetëm duke e larguar nga pushteti, për t’ja kthyer Shqipërinë shqiptarëve.

Të fundit