Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Basha publikon bisedën me studentët dhe premtimet e mëdha për ta

VIDEO/ Basha publikon bisedën me studentët dhe premtimet e mëdha

Lideri i opozitës i është rikthyer serish sot postimeve në rrjetet sociale në lidhje me aktivitetet e tija në kuadër të turit #Po të dëgjoj.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar një video të një bashkëbisedimi me studentët në ambientet e jashtme të Korpusit të Universitetit të Tiranës.

Basha njofton se gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë premtoi ndryshimin e ligjit të Arsimit të Lartë, dhe u angazhua për lidhje me tregun e punës sapo të rinjtë të mbarojnë universitetin.

"Me studentët duke folur për kërkesat dhe shqetësimet e tyre. Ligji për arsimin e lartë, kushte më të mira jetese dhe studimi, financime për universitetet si dhe lidhja e shkollimit me tregun e punës ishin disa nga temat e bisedës plot me ide të reja për t'u përfshirë në programin tonë të ri për arsimin", shkruan Basha në mesazhin e tij në Facebook.

Të fundit