Flash News

KRYESORE

Video/ Basha takon familjet e viktimave në Burrel, thirrje Ramës: Shkyçe gojën

Video/ Basha takon familjet e viktimave në Burrel, thirrje Ramës:

Kredemokrati Lulzim Basha ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Burrel, ku ka vizituar familjet e tre viktimave të djeshme si dhe të plagosurin në spital.

Në një deklaratë nga spitali i Burrelit, Basha i shoqëruar nga kryebashkiaku i Burrelit dhe deputetja demokrate Dhurata Çupi, u shprehu ngushëllimet familjarëve.

“Shpreh ngushëllimet e mia për tre familje matjane që kanë humbur të dashurit e tyre. Dy djem të ri dhe një baba, në këtë ngjarje makabër ndërsa ishin në krye të detyrës”, u shpreh Basha.

Ndërsa më tej shprehu shqetësimin për pasigurinë në Shqipëri. Si dhe i bëri thirrje Ramës, “të shkyçë gojën dhe t’i shpreh ngushëllime familjarëve. T’i ofrojë siguri matjanëve dhe gjithë shqiptarëve”.

Kujtojmë që të vrarë nga kryetari i PS-së së fshatit Shlli Kujtim Hoxha, mbetën punonjësit e Bashkisë së Matit, Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe qytetari Hamit Buçi.

Të fundit