Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Basha zbardh planin ekonomik të PD: Taksim i sheshtë 9% përfitojnë të gjithë në sektorin privat dhe publik

VIDEO/ Basha zbardh planin ekonomik të PD: Taksim i sheshtë 9%
“Taksë e sheshtë 9% për të përfituar të gjithë, si në sektorin publik edhe atë privat”, kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, teksa hedh dritë mbi planin ekonomik që kjo forcë politike planifikon të vërë në zbatim kur të vijë në pushtet. Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Basha tregon se si taksimi i sheshtë do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e punonjësve, ndërsa akuzon kryeministrin Rama për taksimin e tij në 7 vite. “Taksimi i Edi Ramës varfëroi shqiptarët. Në 7 vite Rama rriti taksat dhe çmimet, falimentoi bizneset dhe largoi qindra- mijëra shqiptarë në Shqipëria” shprehet lideri demokrat. Sipas planit që paraqet PD, për çdo punonjës të privatit dhe publikut në qeverinë e Bashës do të paguajnë më pak taksa dhe jo siç pretendon Rilindja që në planin e PD do të ketë fasha përjashtuese të Tatimit mbi të ardhurat. Postimi i plotë i Bashës: Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%.👇 #ditemetemira  

Të fundit