Flash News

KRYESORE

Video/ Belgjika fitore në “frymën e fundit”, Japonia e mbyll mes lotësh Botërorin

Video/ Belgjika fitore në “frymën e fundit”, Japonia e

Belgjika ka kaluar në fazën çerek-finale të Botërorit, pasi mundi Japoninë 3:2 dhe do të përballet me Brazilin më 6 korrik.

Sa i takon ndeshjes, Japonia ka arritur të shënojë dy gola të befasishëm përballë Belgjikës, e cila ishte favorite për të kaluar në çerek-finale.

Aziatikët kaluan fillimisht në avantazh në minutën e 49-të me Haraguçin dhe më pas dyfishoi rezultatin sulmuesi i Real Betis, Inuki.

Të pakënaqur me këtë rezultat, belgët reaguan dhe arritën të ngushtonin shifrat me mbrojtësin Vertongen (70') dhe më pas të barazonin sfidën me anë të mesfushorit të Manchester United, Fellaini në minutën e 74'.

Kur ekipet po bëheshin gati për të kaluar në shtesë, ishte sulmuesi Kaldi, i cili i dha avantazhin belgëve, të cilët arritën të kthejnë rezultatin nga 2:0 në 3:2.

Formacionet:

Belgjika: Kurtua, Alderuild, Kompani, Vertongen, Munier, Vitsel, De Brujn, Karrasko, Lukaku, Hazard, Mertens. Trajner: Roberto Martinez

Japonia: Kavashima, Shoji, Nagatomo, Joshida, Shibasaki, Haraguçi, Kagava, Inui, Hasebe, Osako. Trajner: Akira Nishino.

Japonia: Haraguçi 49′

japonia gol on Vidnews.

Japonia: Inui 52′

japonia goli i dyte on Vidnews.

Belgjikë: Verongen 70′

vertonghen gol on Vidnews.

Belgjikë: Felaini 74′

felaini gol on Vidnews.

Belgjikë: Kadli 94′

belgjika goli 3 on Vidnews.

Të fundit