Flash News

KRYESORE

Video/ Belgjika surprizon Brazilin, Europa 'pushton' Botërorin

Video/ Belgjika surprizon Brazilin, Europa 'pushton' Botërorin

Ka përfunduar çerekfinalja e dytë e Botërorit, ku Belgjika ka eliminuar Brazilin pas fitores 2:1 në 'Kazan Arena.

Sa i takon ndeshjes, ishte minuta e 12-të kur pas një goditje nga këndi, mesfushori i Manchester City, Fernandinjo shënoi një autogol, duke ndëshkuar ekipin e tij.

Latinët tentuan të barazonin sfidën por në minutën e 32-të u zunë në befasi nga një kundërsulm i ekipit belg, kur De Bruje shënoi pas një gjuajtje nga jashtë zone.

Brazilianët filluan ndryshe pjesën e dytë teksa patën disa mundësi siç ishte rasti i Nejmar, kur fitoi një penallti por sistemi VAR ia anuloi.

Duhet të vinte minuta e 78-të, kur sulmuesi i Reanto Augustoi ngushtoi diferencat, kur shënoi një gol me kokë pas një asisti të marrë nga Kutinjo.

Me këtë rezultat u mbyll sfida, ku Belgjika do të sfidojë tashmë Francën në gjysmëfinale, ndërsa Brazili do të kthehet në shtëpi.

Për tu evidentuar fakti se gjashtë ekipet që kanë mbetur janë nga Kontinenti Europian.

Formacionet:

Brazili: Alison, Miranda, Tiago Silva, Fagner, Marselo, Fernandinjo, Paulinjo, Uillian, Kutinjo, Nejmar, Gabriel Zhezhus, Trajner: Tite

Belgjika: Kurtua, Vertongen, Kompani, Aldervaired, Munie, Fellaini, De Brujne, Vitsel, Çadli, Hazard, Lukaku, Trajner: Martinez.

Belgjikë: Fernandinjo 12' (autogol)

Belgjikë: De Bruje 32'

Brazil: Augusto 78'

Të fundit