Flash News

KRYESORE

Video/ Berisha –Metës: U shpëtove mirë atyre maleve se...

Video/ Berisha –Metës: U shpëtove mirë atyre maleve se...

Ish-kryeministri Sali Berisha u takua gjatë javës me presidentin Ilir Meta gjatë një simpoziumi të mbajtur në nder të 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, ‘heroit të demokracisë’.

‘Neës 24’ publikoi sot një përmbledhje të lajmeve dhe momenteve më pikante të javës e një ndër to ishte edhe takimi dhe zbardhja e bisedës së Metës dhe Berishës, pak minuta para se të nisë simpoziumi.

Ata dëgjohen teksa flasin për pushimet e Metës, i cili ka treguar përmes rrjeteve sociale se i ka kaluar duke promovuar edhe zonat turistike malore në vendin tonë.

Berisha: Si kalove

Meta: Shumë mirë, shumë mirë

Berisha: Shpëtove mirë atyre maleve se...

Meta: Jo me...

Berisha: Lart u ngjite shumë...

Këto batuta kanë shkaktuar të qeshura mes tyre, ndonëse para kamerave.

Të fundit