Flash News

KRYESORE

Video/ Betonizohet kanioni i Holtës, mjete të rënda nisin ndërtimin e hidrocentralit

Video/ Betonizohet kanioni i Holtës, mjete të rënda nisin

Ka nisur puna për ndërtimin e hidrocentralit mbi kanionin e Holtës, i cili është po ashtu edhe pjesë e listës së Monumenteve të Natyrës.

Pas firmës së kryeministrit Rama, shoqëria ‘Era Hydro shpk”, me administrator Nertil Gjata ka vendosur disa mjetë dhe ka nisur betonizimin e grykëderdhjes së kanionit, i cili është një prej atraksioneve turistike më të vizituara në vend.

Aktivist të ndryshëm, kanë kundërshtuar projektin, i cili sipas tyre do të zhduk gjithë florën dhe faunën e zonës.

“Fshihet nga harta e Turizmit destinacioni nr 1 Kanioni Holtes ne Gramsh & Elbasan. Na rrofshin shifrat e milionave turisteve qe vizitojne vendin”, shkuajti dje fotografi i natyrës, Fation Plaku.

 

Të fundit