Flash News

KRYESORE

Video: Brazili harron të fitojë, frikë e madhe për Neymar!

Video: Brazili harron të fitojë, frikë e madhe për Neymar!

Brazili dhe PSG janë në ankth, pasi Neymar është dëmtuar sërish në ndeshjen ndaj Nigerisë. Sulmuesi i kampionëve të Francës u detyrua të linte ndeshjen në minutën e 12'.

Stafi mjekësor vendosi ta zëvendësonte menjëherë, pasi nuk dëshironte ta rrezionte. Pamjet e para tregojnë se Neymar ka një dëmtim muskulor, por ende nuk dihet përgjigjja e saktë.

Frika është e madhe, pasi ylli i Brazilit sapo u kthye nga një dëmtim i gjatë dhe u kthye më në formë se kurrë. Ney duket se do të ndalet sërish tani. Ndeshja ndërmjet Brazilit dhe Nigerisë u mbyll 11. Casemiro barazoi golin e afrikanëve të shënuar nga Aribo.

https://streamable.com/k7wma

Të fundit