Flash News

KRYESORE

Video/ Breshër, rrëshqitje dherash dhe përmbytje, disa të vdekur në Itali

Disa persona kanë mbetur të vdekur për shkak të motit të rrëmbyeshëm në Itali. Furtuna, rebeshet e forta të shiut dhe era me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë janë bërë shkak për vdekjen e të paktën katër personave.

Zonat e goditura nga furtuna janë Liguria, Roma, Napoli, Toskana, Emilia Romanja, Venezia, Trentino dhe disa fshatra të veriut të Italisë.

Sipas mediave italiane, frika më e madhe gjendet në Venezia, ku batica ka mbërritur në 150 centimetra mbi nivelin e detit, duke shkaktuar përmbytje në 70% të zonave të saj historike.

Në Crotonese deri më tani raportohen katër të vdekur për shkak të rrëshqitjeve të forta të dheut. Fuqia e erës ka arritur të thyejë edhe pemë, mbi të gjitha në zonën e Lazios.

Në Ciociara, një pishë është përplasur mbi një makine duke shkaktuar vdekjen e dy të rinjve. Ndërsa në Napoli, një pemë në rënie e sipër ka vrarë një kalimtar. Për shkak të motit të keq deri tani janë pezulluar të gjitha linjat detare dhe ajrore nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.

Edhe shkollat në këto zona rreziku, sipas autoriteteve, do të jenë të mbylluara dhe nesër.

VIDEO:

Të fundit