Video/ Burri i Besa Shahinit përplaset fizikisht në studion televizive me kandidatin e Vetëvendosjes

Është shoqëruar jo vetëm me debat të ashpër, por edhe me përplasje fizike emisioni ‘Pressing’ në T7 në Kosovë.

Kandidatët për deputetë, Dardan Molliqaj i PSD-së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht mbrëmë në emision.

Pamjet e përplasjeve fizike mes tyre ende nuk janë bërë publike, por autori i emisionit, Leonard Kerquki tregon në një video se emisioni është ndërprerë për shkak të këtij incidenti.

Pas publikimit të lajmit, Molliqaj, i cili njihet edhe si bashkëshorti i ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ka sqaruar në një status në rrjetet sociale se pas emisionit nuk ka patur përleshje fizike, por vetëm një debat mes tyre.

“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik.

Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike.

Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive”, shkruan Molliqaj.