Video/ Bushati përplaset me Nazarkon: B***lëpirës nuk jam unë!

Grabitja e bujshme këtë të martë në pistën e aeroportit të Rinasit ka përplasur analistët në studiot televizive.

Debati nisi mes Mentor Nazarkos, i cili akuzoi Andi Bushatin dhe Fatos Lubonjën në studion e “Të Paekspozuarit” në ‘news 24’ se po bëjnë letërsi politike dhe se për ngjarje të tilla të bujshme bëjnë të gjithëditurin, duke bërë fajtore direkt qeverinë.

Debati:

Mentor Nazarko: Ne nuk duhet të vuajmë nga sindroma e  të gjithëditurit, veçanërisht kur janë çështje të tilla kaq të specializuara. Duhet të dëgjojmë shumë burime. Këtë po e them për Bushatin. Kjo ishte qasja ime. Çfarë tha zoti Prenci është shumë më serioze , akuzuese për qeverinë për rastin në fjalë se çfarë thotë Bushati, Lubonja apo unë. Shpeshherë ne bëjmë letërsi politike. Ne i bëjmë proces qëllimeve, e shpesh dalim në përfundim dhe themi qeveria e ka fajin.

Andi Bushati: Ti po thua të mos e gjejmë armikun? Ore ti ke mendim tëndin? Se fillove të flasësh duke bërë replikë me mua…

Mentor Nazarko: Jo, përkundrazi, ti e bën se e pe që unë po pyesja atë…

Andi Bushati: Ore hall të madh ke të mbrosh të pambrojtshmen…

Mentor Nazarko: Eee

Andi Bushati: Thuaj mendimin tënd, ç’ke me ne, duhet të na ulësh ne e të ngresh të tjerët.

Mentor Nazarko: Grandomania jote ka përmasa planetare.

Andi Bushati: Ore ty të kanë sjellë për kasap këtu?

Mentor Nazarko: Prit një sekondë, kasapi je ti që e pret qeverinë. Po e preve ti, mbaroi qeveria. Unë po them një gjë tjetër.

Andi Bushati: Epo edhe b…lëpirës nuk jam unë o Mentor.

Mentor Nazarko: Fakti që ti në këtë pjesë të jetës tënde ke vendosur të mos jesh b…lëpirës, kjo është çështja jote.

Andi Bushati: Se ka njerëz që e harxhojnë gjithë jetën.