Flash News

KRYESORE

Video/ Ç’bënte Dritan Demiraj një ditë para se të propozohej si minister i Brendshëm

Video/ Ç’bënte Dritan Demiraj një ditë para se

Dritan Demiraj i propozuar nga PD për postin e Ministrit të Brendshëm ka qenë Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë dhe vijonte aktivitetin e tij të cilin herë pas here e ka pasqyruar në rrjetet sociale.

Demiraj ka publikuar vetëm një ditë më parë një video ku shfaqet në stervitje në Kick Boxing me në studente dhe u bën ftesë të interesuarve për trajnime profesionale.

Ai njihej ndryshe edhe  si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.

Ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport.  Demiraj është nderuar gjithashtu me dekoratë presidenciale “Nderi i Kombit”. Në 18 dhjetor 2014 ai u liruar nga detyra me urdhër të Ministres Mimi Kodheli pas 31 vitesh kontribut.

Të fundit