Flash News

KRYESORE

Video/ Censuroi performancën e Eugent Bushpepës, Kinës i hiqet e drejta e transmetimit të Eurovision

Video/ Censuroi performancën e Eugent Bushpepës, Kinës i hiqet e
European Broadcasting Union i ka hequr televizionit kinez, ‘Mango’, të drejtën e transmetimit të gjysmëfinales së dytë dhe finales së Eurovision. Ky vendim u mor pasi në Kinë nuk u transmetuan performancat e Shqipërisë dhe Irlandës, ndërsa ajo e Zvicrës u censura. ‘Mango’ nuk e transmetoi këngën e Eugent Bushpepës për shkak të tatuazheve që ka në trup artisti shqiptar dhe sipas një rregullore të vendosur për televizionet kineze, ndalohet rreptësisht promovimi i artistëve me tatuazhe. Këngëtari irlandez, Ryan O'Shaughnessy u penalizma për shkak se pjesë të performancës së tij kishte bërë dy meshkuj, që portretizonin një çift homoseksualësh, e njëjta situatë ishte edhe për Zvicrën. EBU e ka konsideruar të prapranueshëm veprimin e ‘Mango’ dhe për këtë arsye i ka ndërprerë kontratën. “Më 9 maj, televizioni kinez Mango transmetoi drejtpërdrejt gjysmëfinalen e Eurovision, por dy performanca u censuruan. Kjo nuk është në linjë me vlerat universale dhe gjithëpërfshirëse të EBU-së dhe me traditat tona krenare për të pranuar diversitetin nëpërmjet muzikës. Me keqardhje ne do të ndërprerim menjëherë partneritetin dhe ata nuk do të lejohen të transmetojnë gjysmëfinalen e dytë dhe finalen e madhe”, thuhet në reagim. Për shkak të kritikave të shumta, televizioni kinez e modifikoi transmetimin e gjysmëfinales së dytë, duke rikthyer performancën e Eugent Bushpepës, të cilit i ka mbuluar pjesët e trupit ku ka tatuazhe. Gjithsesi, vendimi i EBU-së mbetet i panegociueshëm.

Të fundit