Flash News

KRYESORE

Video: Chelsea fiton ndaj Evertonit, debuton Armando Broja!

Armando Broja bëhet shqiptari i parë që ka veshur fanellën e Chelseas. Sulmuesi ka marrë minutat e para nën drejtimin e trajnerit Frank Lampard në fitoren që ekipi londinez arriti ndaj Evertonit me rezultatin 4-0.

Blutë e Londrës dominuan gjithë ndeshjen, duke shënuar 2 gola në pjesën e parë dhe 2 gola në ndeshjen e dytë. Mount dhe Pedro ishin të parët që shënuan për të zhbllokuar sfidën, ndërsa Willian dhe Giroud i vunë kapak sfidës në pjesën e dytë.

Pjesa më interesante për shqiptarët ishte minuta e 85'. Armando Broja zëvendësoi në fushën e lojës Oliver Giroud dhe debutoi me ekipin e Chelseas. Ai për aq minuta sa qëndroi bëri dhe një veprim të mirë në fushën e lojës.

Të fundit